Aksident në vendin e punës në Itali, humb jetën 57-vjeçari shqiptar

Aksident në vendin e punës në Itali, humb jetën 57-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Ravenës në Itali rreth orës 15:30. Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndësra ishte duke punuar në një kantier ndërtimi për instalimin e disa pompave të ujit në Sant’Agata sul Santerno, përgjatë lumit. Sipas mediave italiane, shqiptari po hipte në një pirun që u përmbys dhe ra poshtë argjinaturës. 57-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Policia po heton ende dinamikën./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv