Burimi:
Argjiroja.net

Aksident në Tepelenë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen dy persona
👁3451
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djehsme në Tepelenë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:50 në rrugën e fshatit Luzat. Në mjet i drejtuar nga shoferi 65-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar lehtë si drejtuesi i mjeti ashtu edhe pasagjeri. Të dy të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat, shtetasi Z....