Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Aksident në Shkodër- Velipojë, 22- vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset edhe pasagjerja
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (Foto ilustruese) Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim...