Aksident në Shkodër, automjeti përplas 61-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

Aksident në Shkodër, automjeti përplas 61-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes”. Një automjet me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur një qytetar që udhëtonte me biçikletë. I aksidentuari është identifikuar si D. P., 61 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”, automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin...
Burimi: Syri.net