Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

Aksident në Sarandë–Delvinë, 4 të plagosur, detajet e para nga ngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete gjë që ka sjellë plagosjen e katër personave, përfshirë edhe dy drejtuesit. Të lënduarit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime nga urgjenca bëjnë me dije se fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Burimi: Javanews.al