Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, një i plagosur

Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, një i plagosur

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, shtetasi B. A., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 48 vjeç, banues Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net