Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen ‘kokë më kokë’ dy automjete, detajet e para
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në segmentin e Rrugës së Arbrit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Neki Feta, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve. Të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.