Aksident në Rrugën e Arbrit, dy turistë përfundojnë te Trauma

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy turistë përfundojnë te Trauma

Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës janë aksidentuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”. Dy turistët që vinin nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar dhe kanë humbur kontrollin e motomjetit i cili është përplasur me murin e sipërm të rrugës. Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Bulqizës ku morën ndihmën e parë dhe më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Burimi: Gijotina.com