Aksident në rrugën Cakran–Gorishovë, në fshatin Vreshtas – Dy të plagosur pasi makina përplaset me murin rrethues

Aksident në rrugën Cakran–Gorishovë, në fshatin Vreshtas – Dy të plagosur pasi makina përplaset me murin rrethues

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje. Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë.Reklama...