Aksident në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Itali

Aksident në punë, humb jetën 38-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI – Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti me traktor në punë. Sipas mediave italiane, shqiptari po punonte në një fermë midis Solarolo dhe Castel Bolognese. Rreth orës 18:00, familja e tij, në pamundësi për të kontaktuar 38-vjeçarin, shkoi ta kërkonte. Mënjeherë u thirrën shërbimet e urgjencës, por mjeku konstatoi vdekjen e tij. Hetimet rreth rrethanave të aksidentit vijojnë./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv