Aksident në Lushnje, ‘Ford’-i përplaset me murin dhe përmbyset, drejtuesi në spital

Aksident në Lushnje, ‘Ford’-i përplaset me murin dhe përmbyset, drejtuesi në spital

  Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e autostradës në Lushnje. Një automjet tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga, është përplasur me murin rrethues të një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi. Më pas, pas disa rrotullimeve, automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Qarkullimit, të cilët po dokumentojnë aksidentin dhe po menaxhojnë qarkullimin e mjeteve.