Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalimi për këmbësorë, ku një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha. E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Deri në këto momente, nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprimet procedurale.
Burimi: Syri.net