Burimi:
Sot.com.al

Aksident në Llogara/ Autobusi përplaset me kamionin, nuk raportohet për të lënduar
👁11860
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga kthesat e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk ka raporte për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale. Si pasojë e aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të mbylljes së tunelit të Llogarasë, i cili është në punime. Autoritetet po punojnë për të pastruar zonën dhe për të rikthyer normalitetin në trafikun e zonës.