Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Kukës – Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi (Emri)
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gryk-Çajë, në Kukës, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Si pasojë drejtuesi i mjetit, Liman Shehu, 65-vjeç, nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital. “Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”,...