Aksident në hyrje të Sarandës, përplasen dy automjete në segmentin Ura e Gajdarit–Metoq
Aksident në hyrje të Sarandës, përplasen dy automjete në segmentin Ura e Gajdarit–Metoq Një aksident rrugor është regjistruar sot në hyrje të Sarandës, në segmentin ndërmjet Urës së Gajdarit dhe fshatit Metoq. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime materiale. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në një ditë kur në zonën e Sarandës janë rikthyer reshjet e para të shiut pas një periudhe të gjatë pa reshje. Asfalti i lagësht kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, veçanërisht në segmentet me kthesa. Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:
shkodraweb.com