Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në fshatin Luzni, plagosen rëndë burrë e grua, dërgohen me helikopter drejt Traumës
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Luzni, në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë plagosur rëndë një çift bashkëshortësh që ndodheshin në makinë. Një helikopter ka marrë nga vendngjarja çiftin e plagosur, Hajri Çera dhe Arta Çera, për t’i dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas burimeve, automjeti u ka dalë jashtë kontrollit gjatë tentativës për ta kthyer në një drejtim tjetër.