Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë ne pak ditë

Një aksident është shënuar në lagjen Sheq i Madh në Fier, ku një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Banorët shprehen të shqetësuar për shpejtësinë e lartë në këtë segment, veçanërisht gjatë natës, ndërsa kërkojnë nga Bashkia masa për kufizimin e shpejtësisë, përfshirë vendosjen e penguesve fizikë. Vetëm katër ditë më parë, në të njëjtën zonë, një tjetër aksident dëmtoi një shtyllë ndriçimi.