Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin, plagoset drejtuesi i automjetit
👁12198
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”. Sipas burimeve bëhet me dije se automjeti tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ne fjalë.