Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person, i cili po lëviste me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare. Drejtuesi i biçikletës, rreth 60 vjeç, mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.  
Burimi: Opinion.al