Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Bradashesh, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Mësohet se i moshuari është përplasur nga një 28-vjeçar, i cili dyshohet se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 62-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë, ka humbur jetën në spital. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, shtetasi L. B. dyshohet se duke drejtuar automjetin, në...