Aksident në Divjakë! 18-vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

Aksident në Divjakë! 18-vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si R. Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit....
Burimi: Kohajone.com