Aksident në bypass-in e Lushnjes/ Mjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes me barrierën, dy persona raportohen…

Aksident në bypass-in e Lushnjes/ Mjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes me barrierën, dy persona raportohen…

Në bypass-in e Lushnjes, një automjet tip Range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të neutralizuar trafikun e krijuar. Sipas të dhënave paraprake, dy personat e transportuar në spital rezultojnë me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Sot.com.al