Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Bushat, 16 vjeçari përfundon në spital
Një tjetër adoleshent u aksidentua pasi motomjeti i tij u përplas nga një makinë në Bushat të Shkodrës. Aksidenti u shënua rreth orës 15:30 minuta. Shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Aksidenti vjen vetëm pak ditë pasi një makinë përplasi një...