Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mësohet sa ka ndodhur këtë të mërkurë në Borsh të Himarës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se dy automjete, një furgon dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç mësohet deri më tani kanë humbur jetën një burrë  dhe një grua. Policia dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit.