Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”
👁13171
Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës –Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç, banues në Kosovë ka përplasur një këmbësor rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen. 63-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.