Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në aksin Shkodër-Mes, përplaset nga një automjet, lëndohet 61-vjeçari
👁13341
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin rrugor “Shkodër-Mes”. Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin H. V., 39 vjeç, ka përplasur shtetasin D. P., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 61- vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.