Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot/ Humbin kontrollin e motorçikletës dhe përplasen me një shtyllë ndriçimi, plagosen çifti i bashkëshortëve
👁2720
Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur, pasi motorçikleta me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi rrugor. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqezimit të Rrilës. Të plagosurit janë dërguar ne spitalin e Lezhës, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Nderkohë policia e cila mbërriti menjeherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.