Aksident në aksin Pogradec-Lin/ Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja

Aksident në aksin Pogradec-Lin/ Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti. Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra. Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv