Aksident në aksin Milot-Thumanë, katër anëtarë të një familjeje të lënduar, një në gjendje kritike

Aksident në aksin Milot-Thumanë, katër anëtarë të një familjeje të lënduar, një në gjendje kritike

 Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë. Dyshohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.  Sipas raportimeve, katër persona nga e njëjta familje kanë mbetur të lënduar, një prej tyre në gjendje më të rëndë. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin e Traumës në kryeqytet.  Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.
Burimi: Syri.net