Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në aksin Librazhd-Qukës, disa të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Librazhd-Qukës. Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur “lokali i Zenelit” në Qukës. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet se është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin...