Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin! Humbi kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, plagoset drejtuesi i motoçikletës
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Top Channel