Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në aksin Kukës-Krumë/ Përplasen dy automjete, tre persona të plagosur
👁9899
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerja kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Njoftim: Kukës/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja...