Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplas motorin, një i plagosur
👁8319
Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë. Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër po bën këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.