Aksident në aksin Korçë–Maliq, plagoset një person

Aksident në aksin Korçë–Maliq, plagoset një person

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Mësohet se i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Syri.net