Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas këmbësoren
👁11237
Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”. Sipas informacioneve, një gjerman 56-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren Z.I., 38-vjeçe, banore e fshatit Humelicë. Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç,...