Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin, lëndohet një person

Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” nga ku mësohet se automjeti tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier. Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet tashmë edhe grupi hetimor.
Burimi: Syri.net