Aksident në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan. Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News Anila Sefa, një motomjet është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.“Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin...
Burimi: Opinion.al