Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. Si pasojë e...
Burimi: Opinion.al