Aksident ne aksin Elbasan- Peqin/ Automjeti përplaset me autobusin, përfundojnë në spital disa persona

Aksident ne aksin Elbasan- Peqin/ Automjeti përplaset me autobusin, përfundojnë në spital disa persona

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi. Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit. Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.    
Burimi: Sot.com.al