Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Automjeti përplas motorin, shoferi i këtij të fundit ndodhet në gjendje të rëndë…

Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Automjeti përplas motorin, shoferi i këtij të fundit ndodhet në gjendje të rëndë…

Automjeti tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut. Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin...
Burimi: Sot.com.al