Aksident me vdekje në aksin ‘Këlcyrë-Përmet’, shoferi i dehur i furgonit përplas 71-vjeçarin me biçikletë

Aksident me vdekje në aksin ‘Këlcyrë-Përmet’, shoferi i dehur i furgonit përplas 71-vjeçarin me biçikletë

Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Këlcyrë-Përmet". Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Këlcyrë-Përmet",...
Burimi: Syri.net