Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit në Tiranë. Sipas uniformave blu shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Për fat të keq 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje....
Burimi: Opinion.al