Aksident me tre automjete në Subash, 5 persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Subash, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net