Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident me të plagosur në aksin Lezhë–Shëngjin/ Motoristi paraqitet në gjendje të rëndë
Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.