Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident me dy të vdekur në Bulqizë, një i mbijetuar niset me urgjencë në spital
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Buall Bulqizë gjatë ditës së sotme. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe është plagosur një tjetër. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Njoftimi i Policisë: Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për...