Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnjë, mjete të rrokullisura jashtë rrugës, autoboti i kthyer përmbys! Raportohet për të lënduar
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar këtë të martë (5 gusht) në afërsi të ‘Pushimit të Shoferit’ në autostradën Fier-Lushnje. Në aksident janë përfshirë disa automjete dhe një autobot që transporton çimento, drejtuesi i të cilit është munduar të shmangë mjetet e tjera dhe ka dalë jashtë rruge. Burime bëjnë me dije se dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjës. Ndërkohë që policia e qarkullimit ka devijuar trafikun në një kalim rruge dytësore. Sipas uniformave të qarkullimit rrugor, shkak i aksidentit të shumëfishtë ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Pjesa ku mjetet i afrohen kryqëzimit të Pushimit të Shoferit është tepër e vështirë pasi ka nga ata drejtues mjetesh që...