Aksident, makina përplaset me motorin, raportohet për një të plagosur

Aksident, makina përplaset me motorin, raportohet për një të plagosur

Një aksident u shënua në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.