Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident, makina del nga rruga, 3 të plagosur
Tre djem të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, në aksin rrugor Fier-Ballsh. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyg ku mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë ka dalë nga rruga. Mësohet se makina drejtohej nga një 15-vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur bashkë me dy shokët e tij 13 dhe 14 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të miturit u dërguan në spital.