Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident i trefishtë në rrugën Prishtinë-Pejë, të paktën 9 të lënduar
Një aksident është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Si pasojë, të paktën nëntë persona janë lënduar. Sipas mediave në Kosovë, një prej të lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në aksident raportohet se janë përfshirë tri automjete. Ndërkohë zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi tha se është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet pas aksidentit. Gjithashtu si pasojë e përplasjes së tri automjeteve, pati vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor.