Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rrotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias. Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ku tre persona kanë mbetur të lënduar. Bëhet me dije se nëj nga të plagosurit ëhstë ën gjendje të rëndë dhe është dërgaur për ndihmë mjeksore drejt Tiranës. Ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.
Burimi: Vizionplus.tv